LSDM: Ivanov duhet ta japë mandatin, do të pranojë letër nga kryeparlamentari
Presidenti, Gjorge Ivanov, do të pranojë letër nga kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi.....

Presidenti, Gjorge Ivanov, do të pranojë letër nga kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, për ta dhënë mandatin, shkruan në komunikatën e sotme Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.
“Kuvendi u kompletua, ka shumicë parlamentare të deklaruar, ka kryetar Parlamenti të zgjedhur në mënyrë legjitime, i cili do të dorëzojë tek presidenti letrën përmes së cilës do ta njoftojë atë se në Kuvend është e formuar shumica parlamentare dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet për formalizimin e mandatit për formimin e shumicës së re qeveritare. Edhe pse programi qeveritar u publikua dhe është i njohur për politikën e vendit dhe për tërë opinionin, lideri i LSDM-së do ta riafirmojë të njëjtën edhe para Ivanovit edhe para faktorit të brendshëm dhe atij të jashtëm, me ç’rast do të dëshmohet se ajo është garantues i fortë i ruajtjes së unitarizmit të shtetit dhe me këtë do të hiqen të gjitha dyshimet rreth gjoja ridefinimit”,- thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së.
