Shpërthim në një minierë në Iran, dhjetëra të bllokuar
Më shumë se 50 minatorë kanë mbetur të bllokuar në tunele.....

Më shumë se 50 minatorë kanë mbetur të bllokuar në tunele pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Iranit.
Mediat shtetërore raportuan se të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit në minierën në provincën Golestan.
Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë, por flitet për një shpërthim gazi, ndërsa punëtorët përpiqeshin të ndiznin një kamion.
Dyshohet se numri i minatorëve të bllokuar mund të jetë më i lartë, ndërsa operacionet e shpëtimit janë të ngadalta për shkak të frikës së xhepave të gazit në tunele.
Autoritetet lokale thanë se në minierë janë të punësuar rreth 500 persona dhe se shpërthimi ndodhi kur po ndërroheshin turnet.
