Fondacioni “Metamorfozis”, mbështetje 11 projekteve për përgjegjësi qytetare
Zvogëlimi i gjuhës së urrejtjes në ndeshjet futbollistike dhe ndeshjet tjera.....

Zvogëlimi i gjuhës së urrejtjes në ndeshjet futbollistike dhe ndeshjet tjera pa dhunë dhe incidente, mbeten sfidë për institucionet e vendit dhe të shoqërisë.
Në parandalimin e kësaj dukurie negative medoemos duhen angazhuar të gjithë së bashku, thonë nga Organizata Joqeveritare “Vlerat e Përbashkëta”, projekti i së cilës “Unë jam tifoz, jo dhunues” ka treguar se me grupet e tifozërisë duhet punuar në vazhdimësi për t’i vetëdijesuar ata para se të ushtrojnë dhunë dhe të shkaktojnë incidente.
“Realizuam trajnime me grupet e tifozëve “Shvercerët” dhe “Ballistët”, ndërsa me “Komitët” nuk arritëm të organizojmë trajnim. Takimi i parë me ta ishte informimi i tyre për Ligjin për parandalimin e gjuhës së urrejtjes në fushat e futbollit dhe jo çdokush e dinte ligjin, ndërsa ata që e dinin nuk ishin në dijeni të plotë se cilat janë dënimet në bazë individuale dhe në bazë të klubit”,- deklaroi Razije Jonuzi nga OJQ “Vlera të përbashkëta”.
Projekti “Unë jam tifoz, jo dhunues” është një ndër 11 projektet e mbështetura nga Fondacionin “Metamorfozis”, që kanë të bëjnë me rritjen e përgjegjësive nëpërmjet angazhimit qytetar.
“Fondacioni “Metamorfozis” dha mbështetje për gjithsej 11 projekte që kanë të bëjnë me krijimin e përgjegjësive nëpërmjet angazhimit qytetar. Disa prej tyre kanë të bëjnë me atë se si të sigurohet mbështetje më e madhe e OJQ-ve nga institucionet, si të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe mënyra e funksionimit të institucioneve”,- theksoi Filip Stojanovski nga Fondacioni “Metamorfozis”.
Të gjitha projektet janë realizuar në pesë muajit e fundit. (Rexhep Qamili, TVM2)
