Gjykata Supreme: Dimovski kryetar i LSM-së, Mitrevski jolegjitim
Gjykata Supreme ka sjellë vendim se Zhivko Mitrevski është kryetar jolegjitim i LSM-së....

Gjykata Supreme ka sjellë vendim se Zhivko Mitrevski është kryetar jolegjitim i LSM-së, ndërsa ka konfirmuar zgjedhjen e ushtruesit të detyrës si kryetar i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovskin.
“Gjykata Supreme ka pranuar ankesën tonë dhe urdhëroi Gjykatën Administrative që të veprojë në bazë të vendimit apo për të zbatuar ligjin dhe të marrin vendimin e duhur”,- tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
“Gjykata Supreme ka vepruar në mënyrë të ligjshme, ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës Administrative për të vendosur në bazë të sistemit të meritave. Kjo për sindikatat do të thotë se duhet të zbatohet vendimi i Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale, si dhe Darko Dimovski të regjistrohet si kryetar Lidhjes së Sindikatës në Maqedoni”,- theksoi avokati, Xvonko Davidoviq.
Pesë sindikata që ishin të larguara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, theksojnë se edhe me vendim të Gjykatës u konfirmua se Zhivko Mitrevski është kryetar jolegjitim që prej 12 nëntorit të vitit të kaluar. Ata apelojnë që Zhivko Mitrevski të largohet, sepse nuk do t’i falen veprat penale që i ka shkaktuar gjatë punës së tij si kryetar. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
