Maqedoni
Sulmi në Kuvend, Kambovski: përgjegjësi për sulmuesit; Kambovski: respektim të Kushtetutës dhe Ligjeve
04.05.2017 17:19
Kryetari i AShAM-it, Vllado Kambovski, ka dënuar trazirat e fundit në Kuvend, duke shpresuar që kryerësit e sulmit të dënohen....

Sipas Kambovskit, ngjarjet e 27 prillit janë të turpshme, që nuk shkojnë në të mirë të ardhmërisë së vendit.
“Turpi bie mbi ata që e organizuan, nxitën, realizuan dhe ndihmuan sulmin e dhunshëm ndaj idealit të demokracisë, Kuvendit të Maqedonisë. Ata që me akte të tilla të dhunshme e dëmtojnë dinjitetin e çdo qytetari, krenarinë kombëtare, qetësinë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, jam i bindur se do të ndëshkohen në mënyrë të drejtë, sipas peshës së asaj që e kanë paramenduar, kryer ose parandaluar”,- theksoi kryetari i AShAM-it, Vllado Kambovski.
Kambovski në deklaratën e tij për media ka kërkuar respektimin e Ligjit dhe Kushtetutës, duke i dhënë fund pushtetit të papërgjegjshëm dhe formimit të qeverisë pa kurrfarë kushtëzimesh.
“Seanca konstituive duhej që të mbahej dhe të përfundonte me zgjedhjen e kryetarit më së voni 21 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton edhe afate të tjera për të cilat nuk duhet të ketë kurrfarë improvizimesh. Ndarja e mandatit është e caktuar në mënyrë shumë precize, nuk është i lidhur për kurrfarë kushtesh dhe afat për formim të qeverisë, por duke respektuar vullnetin e qytetarëve, pasi që nëse nuk respektoni atë vullnet dhe hyni në improvizime të Kushtetutës, me zgjatjen e seancës konstituive, siç u tha deri në katër vjet, atëherë kjo do të thoshte që shteti të mos ketë Kuvend, qeveri. Atëherë ky nuk është më shtet”,- deklaroi kryetari i AShAM-it, Vllado Kambovski.
Mesazhi politik i Kambovskit vjen me rastin e shënimit të 114 vjetorit nga vdekja e revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev, për të shtuar se pas dhunës në Kuvend, situata do analizuar, që Maqedonia të ndjekë rrugën e “Përzhinës” dhe reformave prioritare.
MERAL ISMAILI
