SHKUPI

Ajanovska: Faleminderit shqiptarëve që më shpëtuan

26.05.2014 14:42

Sonja ka falënderuar publikisht përmes një letre qytetarët që kanë dalë ta ndihmojnë. Ajo përmes një letre u është drejtuar shpëtimtarëve me “Faleminderit!” edhe atë në gjuhën shqipe........

Sonja Ajanovska nga Shkupi, mbrëmë ka përjetuar tmerr të vërtetë kur makina e saj u gjend e bllokuar nga uji pranë hotelit “Kontinental” në Shkup.

Rastësisht përpjekjet e saj të dëshpëruara për të dalë nga makina, i kanë parë banorët shqiptarë të shtëpive aty pranë, të cilët menjëherë i kanë dalë në ndihmë.

Sonja ka falënderuar publikisht përmes një letre qytetarët që kanë dalë ta ndihmojnë. Ajo përmes një letre u është drejtuar shpëtimtarëve me “Faleminderit!” edhe atë në gjuhën shqipe. Uji arriti deri te dyert, pashë veturën para meje se si lundron, vetura u mbush me ujë dhe u hodh në anën tjetër të rrugës, ndërsa brenda gjendej një nënë me një fëmijë, disi arritëm në një pjesë të sigurt në afërsi të hotelit “Kontinental” dhe më pas pamë edhe një rrugë të përmbytur.

“Mbetëm as andej, as këndej. Falënderim të madh për grupin e qytetarëve, të cilët me vetiniciativë dolën të zbathur në rrugën me ujë deri në mes dhe na shpëtuan nga përmbytjet dhe u munduan që të vazhdojmë rrugën të sigurt. Jo nesër, por në këtë ditë dua t’u falënderohem për njerëzimin dhe ndihmën. Faleminderit!”-tha Sonja në letrën e saj publike. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)