Maqedoni

Kabineti i presidentit konfirmon: ka arritur njoftimi nga kryeparlamentari

04.05.2017 18:41

Kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, konfirmon se ka arritur letra nga kabineti i kryetarit të Kuvendit...

Kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, konfirmon se ka arritur letra nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, me të cilën e informojnë se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit.

"Kabineti i kryetarit konfirmon se është arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti, Gjorge Ivanov, do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur",- thonë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.