Maqedoni
Arsim, memorandum bashkëpunimi MASh-UEJL
04.05.2017 19:01
UEJL rrumbullakosi procesin e akreditimit të programit të përbashkët me Universitetin e Ljubjanës, master-programin në fushën e Studimeve Europiane...

UEJL rrumbullakosi procesin e akreditimit të programit të përbashkët me Universitetin e Ljubjanës, master-programin në fushën e Studimeve Europiane, me këtë rast ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, dhe rektori i Universitetit të Europës Juglindore, Zamir Dika, nënshkruan memorandumin për bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve.
“Qëllimi i këtij programi ka qenë që ne si Universitet, bashkë me partnerin tonë, Universitetin e Lubjanës, t’u ofrojmë shërbime administrative të shteteve të rajonit, një program master profesional për të ngritur kapacitetet integruese në një koncensus politik që është në rajon për integrim në BE, dhe ne si Universitet japim kontribut me këtë program profesional”,- tha rektori i UEJL-it.
“Duke pasur parasysh faktin se UEJL është një universitet lider dhe model për rajonin, pamë të arsyeshme që ky program të inkuadrohet dhe ne si ministri ta mbështesim këtë program, qoftë edhe Maqedonia, qoftë edhe rajoni, po bëjnë përpjekje për integrim në BE”,- u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.
Marrëveshje për bashkëpunim, Universiteti i Europës Juglindore nënshkroi edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të R. së Kosovës.
“Është një program shumë i rëndësishëm për rajonin, sidomos për R. Kosovës, R. Maqedonisë, program ky i cili do të aftësojë dhe ngritë edhe kuadrot që punojnë në të dy shtetet në procesin e integrimit. Ne do ta mbështesim këtë program për faktin që do të bashkëpunojmë me universitetin për dërgimin e studentëve të cilët janë në Administratën Publike duke punuar në procesin e integrimit”,- theksoi Arsim Bajrami nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.
Ministri i Arsimit i Maqedonisë premtoi se është i gatshëm që t’u ndajë bursa studentëve të pranuar në programin e përbashkët pasdiplomik për Studime Europiane.
FARIJE DAUTI-BAKIU
