Botë

Britania e Madhe, princi Filip tërhiqet nga jeta publike

04.05.2017 20:23

Duka i Edinburgut do të tërhiqet nga detyrat mbretërore këtë vjeshtë, bëri të ditur Pallati Bukinghem...

Vendimi është marrë nga vetë princi Filip dhe është mbështetur nga mbretëresha, tha një zëdhënës i Pallatit.
 
"Në emër të të gjithë vendit, dua të ofroj mirënjohjen tonë të thellë dhe urimet më të mira për lartësinë e tij mbretërore, Dukën e Edinburgut, pas njoftimit të sotëm se ai do të tërhiqet nga detyrat publike në vjeshtë. Nga mbështetja e tij e patundur për lartmadhërinë e saj, mbretëreshën, duke vazhduar me çmimet inspiruese të tij dhe patronazhin e qindra akteve bamirëse dhe veprave të mira, kontributi i tij në Mbretërinë e Bashkuar si dhe shëndeti i tij do të jetë një dobi e madhe për mbarë botën dhe për të gjithë ne në vitet që vijnë”,- deklaroi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.
 
Ai do të marrë pjesë në angazhimet e planifikuara deri në muajin gusht, qoftë vetëm, qoftë në shoqëri të mbretëreshës, por nuk do të pranojë ftesa të reja.
 
Princi, muajin e ardhshëm, mbush 96 vjet. Ai dhe mbretëresha do të festojnë 70-vjetorin e martesës së tyre në nëntor.