Botë
WFP: në Republikën Qendrore Afrikane po anashkalohet kriza humanitare
04.05.2017 20:56
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe grupet e tjera aktive humanitare alarmojnë se anashkalimi i krizës humanitare në Republikën Qendrore Afrikane...

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe grupet e tjera aktive humanitare alarmojnë se anashkalimi i krizës humanitare në Republikën Qendrore Afrikane nënkupton rrezikun që në atë vend të kthehet gjendje kaotike, e cila do të ndikojë në të gjitha pjesët e saj.
Nga kjo organizatë theksojnë se Afrika Qendrore është një nga krizat e harruara botërore, e cila pranon ndihma humanitare gjithmonë duke shkuar në zvogëlimin e tyre me vetëm 7 për qind të mjeteve të cilat janë planifikuar për vitin 2017.
Nga Programi Botëror për Ushqim nënvizojnë se gjysma e popullatës në këtë vend ka nevojë për ndihmë humanitare.
2 milion nga ata janë të uritur, ndërsa çdo i pesti zhvendoset nga vendi në vend ose del jashtë shtetit.
“Ne tani jemi të financuar vetëm me 7 për qind të fondit në nivel botëror. Duhet të ketë një mundësi për Republikën Qendrore Afrikane. Pjesa më e madhe e njerëzve më të prekshëm me krizën jetojnë këtu. 40 për qind e fëmijëve jetojnë me kequshqim kronik, që do të thotë se ata nuk kanë qasje të rregullt deri te ushqimi. Ne duhet të investojmë në Afrikën Qendrore, duhet ta bëjmë për të nesërmen dhe për një kohë më të gjatë, që në të ardhmen ta kryejmë misionin tonë”,- theksoi drejtori i emergjencës në WFP, Denise Brown.
Financimi i pamjaftueshëm e ka detyruar këtë organizatë të përgjysmojë ndihmat në ushqim, të cilët apelojnë për rritjen e fondit të ndihmave humanitare në 12.5 milion dollarë deri në muajin tetor, me qëllim që të përmbushen nevojat urgjente të njerëzve të rrezikuar, të cilët kryesisht janë gra dhe fëmijë.
Dhuna e rikthyer në vend, duke përfshirë edhe përplasjet mes grupeve të armatosura dhe sulmeve ndaj civilëve, ka detyruar mijëra njerëz të ikin nga vendi.
Në mes të muajve shkurt dhe mars numri i të shpërngulurve është rritur për 6 për qind.
LEUNORA KALIQI
