Botë

Kazakistan: Rusia, Turqia dhe Irani memorandum për zonën e sigurisë në Siri

04.05.2017 21:28

Rusia, Turqia dhe Irani kanë nënshkruar një memorandum që bën thirrje për krijimin e zonave të sigurta në Siri...

Memorandumi u nënshkrua gjatë bisedimeve për paqe në Kazakistan, megjithatë disa përfaqësues të opozitës siriane janë larguar nga këto bisedime në shenjë proteste.

Marrëveshja u nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre tre shteteve që sponsorizojnë bisedimet e paqes në Astana të Kazakistanit.

Memorandumi bën thirrje për krijimin e katër zonave të sigurta në pjesë të ndryshme të Sirisë, ku forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, po luftojnë me rebelët.

Një pjesë e delegacionit të opozitës siriane u larguan nga bisedimet për të protestuar nënshkrimin e memorandumit nga përfaqësuesit e Iranit.

“Ne nuk pranojmë që Irani të përfshihet si vend garantues”,- ka thënë një anëtar i delegacionit të opozitës.

Opozita siriane është zemëruar me pjesëmarrjen e Iranit në konferencë, duke e akuzuar Teheranin se është pjesëmarrës në luftën në Siri.