OBM do t'i shënojë Ditët operistike evropiane
Për herë të parë nëpër Evropë në kohëzgjatje prej një jave.....

Për herë të parë nëpër Evropë në kohëzgjatje prej një jave do të festohen Ditët evropiane operistike. Mbi 70 institucione të operës nga 18 shtete, midis të cilëve edhe Maqedonia, prej sot deri më 14 maj do t'i hapin dyert e tyre për publikun duke iu ofruar përmbajtje dedikuar dhe inspiruar nga opera.
Opera dhe baleti i Maqedonisë me premierën e operës për fëmijë "Tregimi pranveror" nga Stojan Stojkov do t'i festojë Ditët evropiane operistike 2017. Premiera është paraparë për më 20 maj nga ora 12:00 në skenën e vogël të OBM-së. Regjia është e Trajko Jordanovskit dhe Tea Bogatinovska, dirigjent i korit për fëmijë "Falseto". Publiku do të ketë mundësi që këtë shfaqje ta shikojë më 20 dhe 21 maj nga ora 12:00 në skenën e vogël të OBM-së.
Ditët evropiane operistike dedikohen në festimin e operës dhe ofrojnë mundësi të vizitohen institucionet operistike.
Kjo është iniciativë e Opera Europa, organizatë evropiane për kompani profesionale operistike dhe festivale dhe RESEO, Rrjeti evropian për edukim operistik-balet. Bashkëpunimi midis OBM-së dhe Opera Europa filloi në vitin 2008.
