Konferencë nacionale për personat me nevoja të veçanta

05.05.2017 10:34

Personat me nevoja të veçanta, punëdhënës....

Personat me nevoja të veçanta, punëdhënës, përfaqësues nga sektori publik, privat dhe civil sot do të diskutojnë në konferencën nacionale "Përparimi i mekanizmave për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara në Maqedoni".

Organizatorë janë Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik Preda Plus në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve dhe të rinjve me handikap.

Konferenca organizohet si rrumbullaksim i projektit "Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë", e cila në Maqedoni zbatohet nga nëntori i vitit 2015 deri në këtë muaj.

Projekti financohet me grant nga Programi nacional i Bashkimit Evropian për ndihmë gjatë tranzicionit dhe sendërtimit institucional 2011, në kuadër të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (INP).