Me "Maqedonia punëson 2" në rajonin e Dibrës janë realizuar 90 punësime të drejtpërdrejta
Në rajonin e Dibrës me projektin "Maqedonia punëson 2"....

Në rajonin e Dibrës me projektin "Maqedonia punëson 2" nga qershori i vitit të kaluar janë realizuar mbi 90 punësime të reja të drejtpërdrejta, nga të cilat 30 nga fillimi i vitit.
Afet Avdemoski, udhëheqës i Qendrës për punësim në Dibër thotë se të punësuarit me këtë projekt janë nga të gjitha pesë grupet e plota, që do të thotë prej moshës 18 deri në 58 vjet.
Sipas tij komuna e Dibrës dhe Qendrës Zhupa edhe pse janë të vogla dhe nuk janë mjaftueshëm të zhvilluara, numri i realizueshëm i punësimeve të reja është në nivel të kënaqur.
Ai shton se për projektin shfaqin interes edhe ekonomistët.
Me projektin qeveritar "Maqedonia punëson", si pjesë e Planit operativ për zvogëlimin e papunësisë, i cili filloi të realizohet në prill të vitit 2015, në dy komunat janë realizuar mbi 400 punësime të reja të drejtpërdrejta.
Avdemoski thekson se me masat aktive të Qeverisë nga viti 2006, në komunën e Dibrës numri i të punësuarve nga 1.972 është rritur në 3.315 ndërsa në Qendrën Zhupa prej 135 në 278.
