Francë, sulmohet me breshëri vezësh kandidatja, Le Pen (VIDEO)

05.05.2017 12:18

Kandidatja për presidente e Francës, Marine Le Pen...

Kandidatja për presidente e Francës, Marine Le Pen, u sulmua me vezë gjatë një takimi elektoral.

Liderja e Frontit Nacional kur arriti në Dol-de-Bretagne u përball me protestues, slogani i të cilëve ishte “Jashtë fashistët”, ndërsa hodhën një breshëri vezësh në drejtim të lideres së ekstremit të djathtë.

Zonja Le Pen duket e pandjeshme nga incidenti, ndërsa shfaqet e qeshur. Ajo u mbrojt me shpejtësi nga truprojat, të cilët e larguan nga vendi i ngjarjes.

Rreth 50 persona u mblodhën në demonstratë kundër kandidates, e cila po kandidon me një platformë të ashpër kundër emigracionit.