“Pasoja të rënda”, Koreja e Veriut paralajmëron edhe Kinën
Koreja e Veriut ka paralajmëruar edhe Kinën për “pasoja të rënda”...

Koreja e Veriut ka paralajmëruar edhe Kinën për “pasoja të rënda” në qoftë se ajo “bllokon” marrëdhëniet midis dy vendeve.
Kina është aleati kryesor i Koresë së Veriut, njëkohësisht një nga fuqitë e mëdha të botës. Pavarësisht retorikës së vendit komunist, Pekini zyrtar ka deklaruar se do të ruajë marrëdhëniet miqësore me fqinjin e saj.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, i konsideroi ato si “një varf fjalësh absurde dhe të pakujdesshme” të mediave kineze rreth ambicies së Phenianin për programin bërthamor.
“Koreja e Veriut nuk do të kërkojë kurrë mirëmbajtjen e miqësisë me Kinën, duke rrezikuar programin e tij bërthamor që është aq i çmuar sa jeta e tij, pavarësisht sa e vlefshme është miqësia”,- tha Agjencia.
Përgjigjja erdhi për dy gazeta të mëdha në Kinë të cilat kërkuan sanksione më të ashpra mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
