Avionët rus mbi Alaskë, SHBA ngre në ajër luftaraket “F-22”

05.05.2017 13:38

Grupi i bombarduesve rusë “Bear” dhe avionët luftarakë Su-35...

Grupi i bombarduesve rusë “Bear” dhe avionët luftarakë Su-35, kanë kryer fluturime shumë pranë Alaskës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka është quajtur provokim nga mediat amerikane. Por, zyrtarë rusë thonë se avionët po bënin “fluturime rutinë mbi ujërat ndërkombëtare të Paqësorit”.

Sulmuesit rus Tu-95MS dhe avionët luftarakë Su-35S , kryen një fluturim rutinë mbi ujërat neutrale të Paqësorit përgjatë ishujve Aleutian, pohon  Ministria e Mbrojtjes e Rusisë , duke shtuar se,  asnjëherë nuk shkelin kufijtë e ndonjë vendi apo rregullat ndërkombëtare, gjatë fluturimeve mbi Atlantik, Arktik apo Detin e Zi.

Por SHBA-të nuk u besojnë deklarimeve ruse, dy avionë luftarakë F-22, u ngritën në fluturim menjëherë pasi u zbuluan fluturimet e avionëve rusë. Bombarduesit dhe aeroplanët luftarakë  rusë u identifikuan dukshëm dhe u fotografuan  nga aeroplani amerikanë.

As Moska e as Uashingtoni, nuk zbuluan distancën ndërmjet avionëve amerikanë dhe rusë në kohën e përgjimit.