Ahmeti: Shumë shpejt qeveria e re reformuese

05.05.2017 14:56

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBE-së....

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot  përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBE-së, ambasador Kristian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni,  Nina Soumalainen. Në takim Ahmeti  deklaroi se Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces.

“Kryetari i BDI-së foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti shprehu shqetësim për mundësinë e frymëzimit të telasheve në vend për interesa gjeopolitik dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të përqendron vëmendjen në zhvillimet në vend dhe rajon.