Europa gati për “Eurovizion 2017”, eventi drejtpërdrejt në TVM2, më 9, 11 dhe 13 maj
05.05.2017 15:00
Europa ka hyrë tashmë në ethet eurovizive.....

Europa ka hyrë tashmë në ethet eurovizive. Spektakli mbahet javën e ardhshme, më 9, 11 dhe 13 maj, si zakonisht me transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e servisit publik, në rrjetet tokësore dhe satelitore.
Provat tashmë kanë filluar të mbahen me intensitet të shtuar. Shqipëria garon në gjysmëfinalen e parë dhe Maqedonia në të dytën, një short i keq në fakt, sepse sivjet nuk do të mund të votojmë për Linda Halimin.
Gjithsesi, shpresojmë që të kemi mundësi ta shohim këngën shqiptare në finalen e madhe.
