Ekonomi
Kriza politike, Kuçi: po ndikon në ekonomi, presim qeveri reformuese
05.05.2017 15:42
Ekonomia e vendit ka stagnuar si pasojë e krizës politike. Por, ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi...

Ekonomia e vendit ka stagnuar si pasojë e krizës politike. Por, ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, beson se kësaj do t’i vijë shumë shpejt fundi, pasi që me formimin e qeverisë së re do të implementohen edhe reformat e nevojshme në sferën ekonomike.
“Kriza politike, e cila është shfaqur dy vitet e fundit në vendin tonë, ka ndikuar në zhvillimin ekonomik, por ama shpresoj që kjo krizë do të tejkalohet shumë shpejt dhe se momentet e mira europiane që po e presin vendin tonë do të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, i cili për fat të keq këto vite u ndikua nga kriza politike”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
Ministri Kuçi, ishte i pranishëm në ngjarjet e Agjencisë Turistik “Vas Group”, në të cilat u prezantua bregdeti shqiptar dhe ai i Turqisë, ku Kuçi theksoi se pret sezon të mirë turistik edhe përtej krizës politike.
ERSAN PAJAZITI
