Maqedoni
Si të kalosh më lehtë 3 vitet e para, doracak në ndihmë të prindërve të rinj
05.05.2017 16:15
Prind mund të bëhesh shumë lehtë, por nuk është fare e lehtë të jesh prind i mirë...

Në disa raste prindërve të rinj u duhet ndihmë, sidomos në fillimet e jetës së fëmijëve të tyre. Tashmë ka edhe një doracak udhëzues që do t’u shpërndahet familjeve të reja nga infermieret që i vizitojnë pas lindjes.
“Në këtë doracak udhërrëfyes për fëmijë nga zero deri në 3 vjeç, janë përfshirë tema që janë më kryesoret gjatë tre viteve të para. Infermieret tona, që janë të parat që vizitojnë familjet pas lindjes së foshnjave, do t’ju ndihmojnë edhe me këshilla se si të kujdeseni me fëmijën e porsalindur”,- deklaroi drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit –Shkup, Tatjana Baevska - Vuçkoviç.
“Udhërrëfyesi iu mundëson që të shihni nëse diçka nuk është në rregull me rritjen dhe zhvillim e fëmijës, përmban informacione për ushqimin gjidhënies, për peshën e fëmijës si dhe shumë informacione tjera”,- theksoi Elspet Erikson nga UNICEF.
Udhërrëfyesi është përpiluar nga Shoqata e pediatërve dhe infermierëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
REJHANE BUSHI-METAJ
