Maqedoni
Rasti “Lagja e trimave”, mbrojtja i kërkon politikanët si dëshmitarë
05.05.2017 16:31
Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Musa Xhaferri, Artan Grubi, Ejup Alimi, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe Mitko Çavkov janë emrat e disa politikanëve...

Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Musa Xhaferri, Artan Grubi, Ejup Alimi, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe Mitko Çavkov janë emrat e disa politikanëve dhe funksionarëve që u propozuan nga pala mbrojtëse që të dëshmojnë në gjykatë për rastin e Kumanovës.
Avokatët mbrojtës po ashtu i propozuan trupit gjykues që ta ftojnë si dëshmitar ish-deputetin, Isni Shaqirin, të punësuarin në Drejtorinë për Siguri dhe kundërzbulim, Shenasi Mehmetin, si Stojanço Angellov të partisë “Dinjteti”, i cili një muaj para se të ndodhë rasti i Kumanovës dha deklaratë për media se diçka po përgatitet të ndodhë.
Bashkë me politikanët, mbrojtja kërkon si dëshmitar edhe përkthyesin e OSBE-së, Behar Grazhdanit.
Avokatët presin që gjykata t’i pranojë të gjithë emrat e apostrofuar pasi, sipas saj, të gjithë kanë njohuri lidhur me rastin e Kumanovës.
Edhe Prokurori Publike propozoi plotësim të procedurës dëshmuese.
Avokati Veselinovski sqarohen se bëhet fjalë për një dokument me shkrim që ka të bëjë me lëndimet e dëshmitarëve të koduar dhe një CD ku, sipas Prokurorisë, shihet aksioni policor nga fillimi deri në fund.
“Prokuroria publike për krim të organizuar dorëzoi deri te Gjykata dy dëshmi të reja, njëra është dëshmi me shkrim që ka të bëjë me lëndimet e dëshmitarëve të mbrojtur, që është e natyrës teknike, d.m.th. llojet e lëndimeve ishin të shkruara latinisht, janë përkthyer në maqedonisht. Dhe kemi dëshmi të dytë të propozuar nga Prokuroria, CD, që sipas prokurorit publik pasqyron tërë rastin, si ka hyrë policia në “Lagjen e trimave”, si është zhvilluar aksioni i policisë dhe si janë dorëzuar. Ne do të propozojmë që kjo CD të na dorëzohet edhe ne si palë mbrojtëse dhe pas shqyrtimit do të sjellim vendim a do ta pranojmë apo refuzojmë si dëshmi në procedurë, edhe pse fjalën e fundit do ta ketë Gjykata”,- deklaroi avokati, Lupço Veselinovski.
Para se të prezantoheshin dy dëshmitë e reja nga prokurori publik dhe dëshmitarët nga pala mbrojtëse, i akuzuari, Elham Arifi, dha dëshminë mbrojtëse para trupit gjykues.
Ai këmbëngul se është i pafajshëm dhe aktakuzën e quan të bërë për qëllime politike.
SANIJE DURAKU
