ITKSHSHM publikon botimet e reja
ITKSHSHM-ja promovoi sot veprat e katër studiuesve shqiptarë, ndër të cilat u spikat vepra “Studimi integral për dy veprimtarë më të shquar të Dibrës, Said Najdeni Alias Hoxhë Voka dhe Hafiz Langun”, që hyjnë në kolazhin e studiuesit dibran, Mahmud Hysa.....
ITKSHSHM-ja promovoi sot veprat e katër studiuesve shqiptarë, ndër të cilat u spikat vepra “Studimi integral për dy veprimtarë më të shquar të Dibrës, Said Najdeni Alias Hoxhë Voka dhe Hafiz Langun”, që hyjnë në kolazhin e studiuesit dibran, Mahmud Hysa.
Ky studiues nxjerr nga pluhuri i harresës vendet ku kanë qëndruar deri më tani dy rilindas të letërsisë shqiptare, të cilët bëjnë pjesë në veprimtarinë e Lëvizjes dhe Rilindjes Kombëtare. Kësaj vepre i bashkohet “ Fjalori i gabimeve gjuhësore“ nga profesori Qemal Murati.
Një tjetër vepër e një rëndësie të veçantë është vepra e publikuar nga Bukurie Mustafa, “Rreth tipareve gjuhësore të gazetës “Shkupi”” dhe libri i katërt i promovuar është libri i drejtorit të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, Shefqet Zekolli, “ Këngët lirike të Drinisë”.
“”Studimi monografik Said Najdeni-Hoxhë Voka dhe Hafiz Sherif Langu”, bëjnë pjesë në letërsinë dhe veprimtarinë kulturore dhe politike kombëtare shqiptare, me këtë vepër ata janë nxjerrë nga anomiteti provincial. Bukurije Mustafa botoi librin “Rreth tipareve gjuhësore të gazetës “SHKUPI””, paraqitet roli i gazetës në pikëpamje të kultivimit gjuhësor në nivel të shkrimit publicistik, e cila ishte ndryshe nga shkrimet e kohës, pasi Erebara arriti të krijojë një gjuhë gazete, gjithashtu edhe “Fjalori i gabimeve gjuhësore” nga Qemal Murati, “ Këngët lirike të Drinisë” nga Shefqet Zekolli dhe “Fjalori i gabimeve gjuhësore” nga autori Qemal Murati”, deklaroi Sefer Tahiri nga ITSHKM-ja.
Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në fjalën përshëndetëse ka vlerësuar Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë si një rilindje e dytë për shqiptarët.
“Lirisht mund të themi se ky Institut është rilindje e dytë te shqiptarët e Maqedonisë me këtë lloj aktiviteti dhe me promovimin e këtyre librave”, - theksoi kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.
Për drejtorin e ITSHKM-së, Shefqet Zekolli, financimi i këtij Instituti mbetet edhe më tej sfida kryesore për drejtuesit e tij.
“Ne edhe më tej kemi problem me Ministrinë e Arsimit, sepse është kjo Ministri që mbulon aktivitetin tonë, ndërkohë Ministria e Kulturës vazhdon të na ndihmojë edhe pse nuk ka ndonjë obligim të theksuar”, - u shpreh drejtori i ITSHKM-së, Shefqet Zekolli.
Gjithashtu ITSHKM-JA promovoi edhe 2 numra të revistave shkencore, “Scupi” dhe “Studime albanologjike” numër 7 dhe 8. (Memedali Jusufi, TVM2)