Maqedoni
Dhuna në Kuvend, edhe 4 të dyshuar, lirohet Angellov
05.05.2017 17:44
Pas disa orëve marrje në pyetje, udhëheqësi i Shoqatës së Patriotëve Maqedonas “Qoseto, Goran Angellov...

Pas disa orëve marrje në pyetje, udhëheqësi i Shoqatës së Patriotëve Maqedonas “Qoseto, Goran Angellov, është liruar nga stacioni policor në Kisella Vodë të Shkupit.
Angellov u mor në pyetje për të folur për pjesmarrjen e tij në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill.
Por, megjithëse duket në filmime të shumta të ngjarjes, nga MPB thonë se Angellov nuk është në asnjë prej grupeve të identifikuara për dhunën në Kuvend, për të cilën policia ka lëshuar padi.
Sapo morën vesh marjen në polici të kryetarit të tyre, para stacionit policor u mblodhën anëtarët e shoqatës që kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij.
Pas 27 prillit, Angellov këkroi nga presidenti Ivanov amnisti për të gjithë ata që morën pjesë në dhunën në Kuvend, duke justifikuar veprimet e tyre me patriotizëm.
MPB, ndërkohë, ka identifikuar edhe katër persona të tjerë që kanë marrë pjesë në dhunën e së enjtes së kaluar.
Në biseda informative janë marrë tre persona që dyshohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmën që pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre” dhe një person i katërt nën dyshimin për vepër penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale” të katërt nga Shkupi.
Nga SPB - Shkup thonë se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po ndërrmarin të gjitha aktivitetet për të identifikuar të gjithë ata që morën pjesë në dhunën në Kuvend. Gjithsesi, deri tani po merren në pyetje ose janë caktuar masa të paraburgimit vetëm për personat e identifikuar si ushtrues të dhunës ndaj deputetëve.
Ende nuk është ngritur asnjë procedurë përgjegjësie për zyrtarët e rendit, apo edhe për deputetët për të cilët ka dyshime të bazuara se ndihmuan hyrjen e demonstruesve të dhunshëm në Kuvend. Prokuroria ka dërguar ftesa deri tek deputetët që pësuan nga dhuna e 27 prillit.
GAZMEND KURTISHI
