Maqedoni
Grujovski me raport mjekësor, anulohet seanca për rastin “Fortesa II”
05.05.2017 19:07
Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Fortesa 2”, pasi në të nuk u paraqit i dyshuari kryesor...

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Fortesa 2”, pasi në të nuk u paraqit i dyshuari kryesor, ish shefi i Departamentit të pestë në MPB, Goran Grujovski.
Mbrojtja ka paraqitur raportin mjekësor për të justifikuar mungesën e tij. Por, prokurorët e Speciales kërkojnë kontrolle mjekësore të të njëjtit, pasi nuk u besojnë këtyre arsyetimeve.
“Nga sjellja e deritanishme e të akuzuarit, Goran Grujovski, të akuzuarve dhe të dyshuarve të tjerë nga DSK, e kur e kemi parasysh se edhe pas pushimit mjekësor të hapur ai ka qenë i pranishëm në ambientet e MPB-së, e njoftuam gjykatën se do të kërkojmë që të bëjnë kontroll të sëmundjes të të akuzuarit, Goran Grujevskit, dhe pengesën e tij të arsyeshme se pse nuk ishte prezent në seancën gjyqësore”,- deklaroi Trajçe Pelivanov nga PPS.
Seanca e radhës do të mbahet më 23 maj. Grujovski dhe shtatë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, bashkë me ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovskën, akuzohen për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë prej 10 milionë euro si dhe për shkatërrimin e dokumenteve zyrtare të policisë sekrete.
Seanca paraprake më 15 maj u anulua për shkak se gjykatësja ishte e sëmurë.
BELINDA KOKA-ADEMI
