Maqedoni

Kumanovë, shtyhet seanca për vrasjen e “Shqiponjës”

05.05.2017 19:41

Në Gjyqin Themelor të Kumanovës sot ka vazhduar seanca e radhës për rastin e vrasjes së Xhemai Rexhepit – Komandant Shqiponja...

Në këtë seancë Prokuroria bëri ndryshime të aktit akuzues, andaj seanca u shty për 15 maj, kur pritet të përfundojë e tërë procedura me fjalët përmbyllëse të mbrojtësve të të akuzuarve. 
 
“Në seancën e sotme, Prokuroria bëri ndryshim të aktit akuzues, që do të thotë se e precizoi aktakuzën dhe si të tillë mbrojtja konform ka të drejtë të kërkojë afat plotësues për përgatitjen e mbrojtjes së vet. Seanca është shtyrë për më 15 maj, kur edhe pritet të përfundojë e tërë procedura me fjalët përmbyllëse të mbrojtësve të të akuzuarve”,- deklaroi avokati i familjes Rexhepi, Marjan Vitanovski.
 
“Këtu s’ka të bëjë me drejtësi. Dihet si ka ndodhur vrasja, janë video-incizimet, janë dëshmitarët. Këtu ka shtypje prej politikës”,- theksoi vëllai i Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponja, Qahil Rexhepi. 
 
NEXHAT AQIFI