Botë
Basha: ushtria paqësore nis marshimin nga Kavaja
05.05.2017 20:15
Kur mbeten edhe dy ditë nga zgjedhjet në Kavajë dhe ende nuk ka një marrëveshje politike, Lulzim Basha...

Kur mbeten edhe dy ditë nga zgjedhjet në Kavajë dhe ende nuk ka një marrëveshje politike, Lulzim Basha ka një mesazh edhe për partnerët ndërkombëtarë.
I vetmi kandidat nga mazhoranca ka vetëm një ditë kohë që t’i bindë zgjedhësit e Kavajës që të votojnë për të si kryetar bashkie në zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën, për herë të parë pa opozitën.
Por, Lulzim Basha ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që të mbahen këto zgjedhje, duke organizuar protesta të mëdha.
“E gjithë bota e di që zgjidhja mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve nëpërmjet një qeverie teknike, që do të luftojë krimin dhe drogën, e do të mundësojë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Le të përhapet lajmi i mirë kudo, se republika e vjetër është një tigër letre! Le ta mësojë çdo shqiptar dhe mik i huaj se në 7 maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë”,- tha Basha.
Policia është mobilizuar që të parandalojë dhunën dhe incidentet të dielën.
Që në kohën e diktaturës komuniste, është hera e parë që një subjekt politik shkon i vetëm në zgjedhjet për shkak se të gjitha partitë opozitarë kanë bojkotuar procesin.
LULJETA NDOKA
