Botë
Presidencialet në Francë, Macron thellon diferencën me Le Pen
05.05.2017 20:52
Në ditën e fundit të fushatës presidenciale në Francë, Emanuel Macron ka thelluar ndjeshëm diferencën ndaj kandidates, Marine Len Pen...

Sondazhet sugjerojnë se Macron ka mbështetjen e 62% të votuesve, ndërsa Le Pen vetëm 38%.
Sipas një sondazhi tjetër, 25% e votuesve, kryesisht të majtë, nuk do votojnë fare. Kjo konsiderohet si shifra më e lartë e abstenimit në vite.
Zgjedhjet presidenciale në Francë shihen si më të rëndësishmet në Europë.
Kandidati i qendrës, një figurë pak e njohur politikisht, dëshiron të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me Europën dhe një ekonomi edhe më të hapur.
Në ekstremin tjetër, Marine Le Pen e Frontit Kombëtar është zotuar të mbyllë kufijtë dhe lë Eurozonën.
