Maqedoni
Bogovinë, vritet kryetari i komunës Hazbi Idrizi
06.05.2017 12:22
Mëngjesin e sotëm është vrarë kryetari I Bogovinës Hazbi idrizi, ndaj të cilit është shtënë me armë zjarri....

Dëshmitarët kanë thënë se në orën 10 e 30 minuta të ditës së sotme është plagosur kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. Edhe zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, ka konfirmuar incidentin duke theksuar se Idrizi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ndërsa vdekja është konfirmuar edhe nga spitali I tetovës.
Deri te incidenti tragjik ka ardhur pas një zënke verbale mes Kryetarit Idrizi dhe një personi ish i punësuar në komunë, me çrast ky I fundit ka shtën me armë zjarri dhe me 6 plumba ka vrarë kryetarin Idrizi.
