Maqedoni

LSDM: Qeveria e re në interes të gjith qytetraëve

06.05.2017 13:23

LSDM kërkon nga presidenti Gjorge Ivanov që të veproj në përputhje me kushtetutën për dhënien e mandatit, ndërsa VMRO-DPMNE të jetë opozitë konstruktive...

Qeveria e re reformatore do të jetë në interest ë gjith qytetarëve të vendit, theksojnë mnga LSDM nga e cila bëjnë të ditur se procesi për fillimin e qeverisë së re ka filluar me zgedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, ndërsa paralajmërojnë se para qytetarëve dhe presidentit Ivanov do ta riafirmojnë përcaktimin e shumicës për Maqedoni unitare, e cila do të punojë në përputhje me kushtetutën dhe ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë.
 
Patjetër të ndërpriten të gjitha gënjeshtrat për kinse kanosje mbi intersat nacionale dhe shtetërore, me të cilat Nikolla Gruevski për interesa personale I shqetëson qytetarët. Ivanov është I detyruar të veproj sipas obligimeve kushtetuese ndaj qytetarëve dhe të ngritet mbi interesat personale të Gruevskit.
 
Atë duhet ta bëjë edhe VMRO-DPMNE, e cila poashtu ka obligime para qytetarëve të jetë opozitë konstruktive dhe ti përkrahë proceset reformuese, që vendi të mund të ec përpara thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së.