Botë

Siri nuk respektohet armëpushimi rinisin luftimet

06.05.2017 14:15

Forcat qeveritare siriane dhe rebelët kanë zhvilluar sot luftime, vetëm pak orë pasi marrëveshja e armëpushimit për të krijuar “zonat e sigurta” në Siri, hyri në fuqi, kanë thënë grupet monitoruese...

Marrëveshja e “zonave të sigurta” u arrit nga Rusia, Irani dhe Turqia. Avionët sirianë kanë sulmuar fshatin al-Zalakiyat që kontrollohet nga rebelët, ndërkaq forcat qeveritare kanë hedhur mortaja në qytetet Kafr Zita dhe Latamneh, ka thënë Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.
 
Kjo organizatë ka thënë se shpërthime të fuqishme kanë goditur zonën e Teir Malla, në veri të provincës Homs, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në mesnatën e 5 majit.
 
Rifillimi i luftimeve ndodhi në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbi përpjekjet për të ulur dhunën në Siri dhe për të lëvizur drejt një zgjidhjeje politike për luftën 6-vjeçare siriane, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.