KOMUNA E ÇAIRIT

Çair, hapet qendra për fëmijët me nevoja të veçanta

26.05.2014 16:19

Në Komunën e Çairit sot është hapur Qendra për Këshillim të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, “Imago plus”............

Në Komunën e Çairit sot është hapur Qendra për Këshillim të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, “Imago plus”.

Qendra në fjalë do të përfshijë të gjithë fëmijët nga mosha e hershme deri në moshën 14 vjeçare. Qëndrimi në këtë qendër nënkupton se do të ketë seanca këshillimi me fëmijët dhe prindërit e tyre, aktivitete psiko-sociale individuale dhe në grupe, lojëra, aktivitete të ndryshme zbavitëse etj. Zyrat e kësaj Qendre ndodhen në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”.      

“Kjo qendër do të funksionojë në nivel të qytetit të Shkupit, përparësi do të kenë të gjithë fëmijët e shkollave fillore në Komunën e Çairit. Do të jenë të përfshirë fëmijë me nevoja të veçanta, ku hyjnë ato fëmijë që kanë disleksi, disk-grafi, çrregullime matematikore dhe hiperaktivite, d.m.th. të gjithë fëmijët përfshihen në këtë ngjarje. Do të punohet në mënyrë individuale dhe grupore”, deklaroi kryetarja e Qendrës për Këshillim të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, “IMAGO PLUS”,  Zimrijete Bela-Vejseli.

Për momentin funksionimin e Shoqatës në fjalë e ka përkrahur vetëm Komuna e Çairit.

“Është një kategori me specifika shumë serioze, për të cilat shoqëria duhet të kujdeset, një nga ato veprimtari është edhe aktiviteti i Shoqatës Joqeveritare” Imago Plus”, ne e përshëndesim dhe në suaza të mundësive tona do ta përkrahim”, theksoi kryetari i Këshillit në Komunën e Çairit, Zair Bekteshi.

Në kuadër të Komunës së Çairit nuk ka qendra të tjera të cilat do të përkujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta. (Florije Kamberi, TVM2)