Botë
Francë, stafi i Macron denoncon një sulm masiv hakeri
06.05.2017 14:38
Stafi i fushatës elektorale të kandidatit presidencial Emmanuel Macron ka denoncuar një “sulm masiv hakeri” pas një rredhje dokumentesh raporton BBC...

Mbrëm vonë janë postuar online një sasi e madhe emailesh të lidhura me fushatën e kandidatit Macron. Bëhet fjalë për 9 gigabyte të dhëna, të publikuara nga një përdorues që quhet EMLEAKS, në një platformë që përdoret për të shpërndarë dokumente në mënyrë anonime, “Pastebin”.
Janë publikuar emaile dhe dokumente false. Pre e sulmit kanë qënë posta të ndryshme elektronike të disa përgjegjësve të fushatës elektorale të Macron. Emailet origjinale u publikuan më pas bashkë me materialet e falsifikuara.
Autorët e këtij vepimi “duket qartë që kanë dashur të minojnë fushatën”, bën të ditur stafi i Macron. Sulmi përshkruhet nga stafi i Macron si “një operacion që tenton destabilizimin e demokracisë siç u pa në Shtetet e Bashkuara gjatë fushatës elektorale. Nuk bëhet fjalë për efekte të një veprimi të thjeshtë piraterie informatike, por një tentativë për të destabilizuar zgjedhjet presidenciale franceze”, vijon më tej komunikata.
