Maqedoni
Lëvizja Evropjane në Maqedoni marsh për përforcim të frymës evropjane
06.05.2017 15:39
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës së Evropës Lëvizja Evropjane në Maqedoni...

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës së Evropës Lëvizja Evropjane në Maqedoni, në bashkpunim me shoqatat e bjeshkatarëve nga vendi dhe rajoni edhe sivjet organizuan, marshin deri në maje të malit Vodno.
Të rinjë, Fëmijë, pensionistë nga të gjitha nacionalitetet e vendit, ishin mbledhur para zyrës së delegacionit të BE-së në Shkup, për tu nisur drejt majës së malit Vodno, me qëllim që nëpërmjet shoqërimit të lidhin urat e bashkimit ndërmjet vete, në frymë evropjane, pa dallime etnike, fetare apo racore.
“Këtu nuk kemi shumë shoqata bjeshkatare të cilët janë aktiv me aktivitete të ndryshme, së bashku me shkollat fillore dhe të mesme, organizuam si çdo vit edhe sivjet marshin deri në majën e Vodnos ku do të formojmë një shoqëri të përbashkët, duke u argëtuar, shoqëruar dhe fotografuar, me qëllim që të promovojmë frymën Evropjane në Maqedoni”, tha Bllashko Mitkoski, antar i Lëvizjes Evropjane në Maqedoni.
Ky manifestim tani më është shëndrruar në tradicilonal dhe mbledh rreth vetes një numër të madh njerëzish, numri I të cilëvë cdo vjet vjen duke u shtuar dhe me këtë Lëvizja Evropjane në Maqedoni gjithnjë e mëshumë rritet theksuan organizatorët.
FARIJE DAUTI BAKIU
