Maqedoni

Xhaferi: Seancat e kuvendit do ti udhëheq edhe në shqip; VMRO-DPMNE: Kritika LSDM-së për qëndrimet e Xhaferit

06.05.2017 16:09

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, thot se seancat e kuvendit do ti udhëheq edhe në shqip edhe në maqedonisht...

Kjo mundësohet  me ligj dhe kushtetutë ka thënë Xhaferi për TV 24.
 
“Seancat do ti udhëheq në gjyhën që më mundëson ligji në Maqedoni, shqip dhe maqedonisht. Sipas ndryshimeve të ligjit në vitin 2011 mund të udhëheq edhe në shqip. Këtë e mundëson edhe Kushtetuta”, tha Talat Xhaferi, kryepar i kuvendit të Maqedonisë.
 
Edhe sa i përket vendosjes së flamurit shqiptar në zyrën e e kryeparlamentarit Xhaferi thot se flamuri qëndron aty ku e kanë vendin, pasi si shqiptar ai flamurin kombëtarë e ka vendosur bashk me atë shtetërorë, prandaj ai thekson se duhet të bëhen dallim mes flamurit shtetëror dhe flamurit kombëtar.
 
Por me Xhaferin nuk pajtohet VMRO-DPMNE e cila ka thënë se kuvendi i Maqedonisë po bëhet kuvendi i tretë në rajon ku seancat udhëhiqen në gjuhën shqipe. 
 
“Talat Xhaferi ka paralajmëruar se do ta oficializojë gjuhën shqipe në tër teritorin, ndërsa Kuvendi i Maqedonisë do të jetë kuvendi i tretë në rajon ku seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe. Marrveshja e Ohrit parasheh që deputetët të mund të flasin në gjuhën amatare nëse atë e flasin mbi 20% e popullsisë, sepse ajo është e drejtë individuale. Por kur udhëhiqet seanca ajo paraqet akt të pozicionit kryetar i kuvendit dhe në emër të institucionit që përfaqëson, prandaj gjuhë e vetme zyrtare në tër teritorin e vendit është e maqedonishtja”, tha Dragan Danev, nga VMRO-DPMNE
 
Për këtë VMRO-DPMNE e kritikoi LSDM-në e cila siç thanë nga partia e Gruevskit, prej katër ditësh po heshtë edhe për vendosjen e flamurit të republikës së Shqipërisë, në kabinetin që siç theksojnë nga VMRO duhet ti takojë kryetarit të kuvendit maqedonas.
 
GAZMEND REXHEPI