Maqedoni

Bogovinë, vritet kryetari i Komunës Hazbi Idrizi, vetëvritet edhe vrasësi Q.A

06.05.2017 16:30

Ka ndëruar jetë kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ndaj të cilit rreth orës 10:40 pas një zënke verbale, me ish te punësuarin në komunën e Bogovinës Q.A, janë shkreput 6 plumba...

Lajmi për vdekjen e Hazbi Idrizit u konfirmua nga spitali i Tetovës ku u dërgua menjëher pas incidentit , si dhe nga MPB. Edhe autori i vrasjes, ka ndëruar jetë , pasi që pas vrasjes së kryetarit të komunës rrugës për në shtëpi ka qëlluar veten , pas çka ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
 
Nga prokuroria publike theksojnë se Prokurori publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike- Tetovë është duke kryer hetim në vendngjarje. 
 
“Pas një mosmarrëveshje të shkurtër, i dyshuari ka shtënë disa plumba. Pas rastit i  dyshuari, përndryshe ish i punësuar në komunën e Bogovinës, është drejtuar për në shtëpi, ku ka tentuar të vetëvritet. Kryetari i komunës me makinë është dërguar në spitalin në Tetovë ku është konstatuar vdekja, ndërsa i dyshuari për shkak seriozitetit të lëndimit është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Prokurori publik për momentin ka lëshuar urdhër për obduksion mbi trupin e personit të vdekur, urdhër për grumbullimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes si dhe urdhër për ekspertizë kriminalistike dhe teknike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.
 
Informacione zyrtare mbi shkaqet e ngjarjes treagjike nuk janë dhënë, por jozyrtarisht banorët e Bogovinës thonë se largimi nga puna ka qenë shkas I incidentit. Bashkimi Demokratik për Integrim anëtarë I së cilës ka qenë kryetari I Bogovinës ka reaguar përmes një komunikate, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.  
 
“BDI është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Zemrat dhe mendjet tona në këto momente të rënda janë me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizi. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë. Të qoftë i lehtë dheu Hazbi”, thuhet në komunikatën me shkrim të BDI.  
 
Idrizi ka shërbyer si kryetar i komunës së Bogovinës nga viti 2000 deri në vitin 2005, për tu rikthyer në këtë post  që nga viti 2009, si kandidat i BDI-së.
 
ERSAN PAJAZITI