Maqedoni

Poloni, presidenti kërkon rishikimin e kushtetutës

06.05.2017 17:00

Presidenti polak Andrzej Duda kërkon rishikimin e kushtetutës, duke ngjallur kështu frikën e opozitës se pretendon të vendosë një sistemi autoritar...

Me pretendimin e ndryshimit të sistemit politik, Duda ka befasur edhe vetë mbështetësit e tij, të cilët e shihnin si krejtësisht të varur nga mentori i vetë politik, Jaroslaw Kaczynski.  44-vjeçarin e propozoi në krye të shtetit pikërisht kryetari i Partisë qeveritare Nacional-Konservatore. Që prej zgjedhjes president majin e 2015-s, Duda nuk ishte shquar për ndonje iniciativë vetjake madhore.
 
Tani, ai këmbëngul se qytetarët duhet të shprehen “nëse janë të kënaqur me sistemin aktual politik e nëse ka nevojë për ndryshime”. “Polonia duhet të jetë një shtet ku të mos lejohet një “kastë” e privilegjuar qytetarësh”, deklaroi ai. 
 
Ndërkohë, opozita shprehet e shqetësuar dhe ka tërhequr vëmendjen tek kufizimi i ndarjes së pushteteve dhe për mënyrën e veprimit të qeverisë kundër Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, një projekt-kushtetutë si ajo, e prezantuar kohë më parë prej partisë së Kazinskit, ku lihej e hapur mundësia e forcimit të pozitave të presidentit, do të sillte fundin e shtetit demokratik dhe laik.