Maqedoni
Tetovë, Ziadin Sela del nga spitali
06.05.2017 17:20
Në gjendje të mire shëndetësore lideri i LR PDSH-së Zaidin Sela, sot la Spitalin e Tetovë....

Në gjendje të mire shëndetësore lideri i LR PDSH-së Zaidin Sela, sot la Spitalin e Tetovë, ku prej disa ditësh ishte shtrirë për kurim, pas incidenteve të dhunshme në kuvend më 27 prill.
Sela nuk u prononcua për mediat por mjekët thonë se ai u lëshua për kurim shtëpiak, pasi gjendja e tij shëndetësorë është përmirësuar dukshëm. Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela pas sulmit fizik në kuvend, disa ditë qëndroi në Spitalin e Shkupit dhe më pas u transferua në spitalin Klinik të Tetovës.
Nga të gjithë deputetët që u sulmuan, Sela ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore. Deputeti i LSDM-së Ferid Muhiq por dhe disa deputet tjerë të shumicës kanë dekleratë se caku i turmës së dhunshme në kuvend, e sidomos i personave të maskuar kanë qenë pikërisht Ziadin Sela dhe lideri i LSDM-së Zoan Zaev, të cilëve u është kanosur edhe rreziku i likujdimit.
Deri tani prokuroria po heton 25 persona për përfshirje në incidentet e dhunëshme në kuvend, ndërsa ende nuk është njoftuar për kapjen e atyre që sulmuan Ziadin Selën, pasi Toni Trajkovski, dhe të tjerët që shihen duke e tërhequr zvarrë deputetin Sela, janë lënë të lirë siç ka thënë prokuroria për mungesë provash pasi ata kanë mohuar ta kenë sulmuar deputetin.
Por tani kur është përmirësuar gjendja shëndetësore e Selës, dëshmia e tij pritet të sqarojë se cilët kanë qenë sulmuesit.
FARIJE DAUTI BAKIU
