Botë
Regjistrimi i filloristëve, Sh.F.“Imri Elezi” kërkon klasë me qëndrim ditor, ministria e financave rrefuzon me vite
06.05.2017 18:32
Regjistrimi I nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2017/2018 ka filluar në të gjitha shkollat ne vend...

Dokumentet e nevojshme të regjistrimit janë çertifikata e lindjes nga libri amë dhe vërtetim për marrjen me rregull te vaksinave nga ana e fëmijës.
Drejtoresha e shkollës fillore “Imri Elezi” Merita Koxhaxhiku tha se kanë filluar me shpërndarjen e fletushkave ne pjesët e lagjeve dhe rajonit që i takojnë shkollës.
Gjatë regjistrimit fëmija duhet të jetëi pranishëm me njërin nga prindët sepse i bëhet një testim nga ana e psikologes së shkollës.
“Përveç dokumenteve fëmija duhet të jetë present, bën një lloj testimi një lloj kontrolli me vizatime të ndryshme në një cfarë mënyre që të dijnë psikologja të caktojë se ne cilën kategori por gjithçka falsim për momentin. Nuk do të thotë se nesë fëmija nuk tregon interesim ne kuptojmë se mund të jetë frika por nuk do të thotë se nuk do të jetë nxënës I mire. Por do të jetë një lloj balancimi kur të caktohen në klasa balancimi sipas suksesit që tregojnë”, tha Merita Koxhaxhiku, drejtoreshë e Sh.F”Imri Elezi”.
Drejtoresha Merita Koxhaxhiku tha se që gati 9 vjet shkolla ne fjalë po bën cdo vit kërkesë për hapjen e paraleles me qendrim ditor, po kerkesa refuzohet nga minsitria e Financave për shkak të punësimit të ri.
“8 vjet me rradhe bëjmë kërkesë ky vit do të jetë viti 9 , me arsye se ministria e financave nuk lejon financa për punësim për edhe një mësuese . sepse në atë klasë duhet të punojnë dy mesuese se aty punohet deri në ora 16 dhe shkaku I një punësimi atë nuk e bëjnë. kemi pasur paksim të nbumrit të klasave të para përshkak se nuk kemi qendrim ditor jo pë gjëra tjera sepse shkolla si gjithë shkollat tjera kushtet janë të njejta”, tha Koxhaxhiku
Regjistrimi në klasë të parë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që kanë arritur moshën 6 vjeçare.
REJHANE BUSHI METAJ
