Maqedoni
Bogovinë, varrimi i Hazbi Idrizit sot në mesditë
07.05.2017 11:59
Pas vrasjes së djshme të kryetarit të Bogovinës Hazbi Idrizi, mbrëm rreth orës 19:00, nga spitali klinik i Tetovës familjes iu dorëzua trupi i pa jetë i të ndjerit..

Varrimi i Idrizit do të bëhet sot pas faljes së namazit të drekës në varezat e fshatit Bogovinë.Ai u vra paraditen e djeshme nga një ish I punësuar në komunë.
Ai u qëllua me gjashtë plumba në trup, pas çka edhe ndrroi jetë.Pas ekzekutimit të Idrizit ka ndrruar jetë edhe vrasësi me iniciale Q.A, i cili është vetëvrarë.
BDI anëtarë I së cilës ishte Idrizi, ka dënuar incidentin, ndërsa lideri i kësaj partia Ali Ahmeti, ka ngushlluar familjen e të ndjerrit.
Ngushllime familjes Idrizi i kanë shprehur edhe Kryetari I kuvendit Talat Xhaferi dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
