Kuvendi pranon dorëheqjen e Rufi Osmanit
Deputetët njëzëri miratuan propozim-vendimin për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të parashtruar nga kryetari Trajko Veljanovski......
Kuvendi i Republikës edhe në këtë përbërje parlamentare do të ketë tre nënkryetar. Deputetët njëzëri miratuan propozim-vendimin për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të parashtruar nga kryetari Trajko Veljanovski.
“Në bazë të mbledhjes së votimit, gjithsej votuan 74 deputet, prej tyre “pro” votuan 74, të përmbajtur nuk ka, kundër nuk ka. Konstatoj se Kuvendi i e miratoi vendimin për përcaktimin e numrit për nënkryetar Kuvendi të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi kryetari i Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanovski.
Rëndom njëri nga nënkryetarët i takon opozitës, ndërsa dy të tjerët janë nga partitë që përbëjnë shumicën parlamentare, prej të cilëve njëri është shqiptar.
Në seancën e sotme, Kuvendi pranoi edhe dorëheqjen e Rufi Osmanit, i zgjedhur nga lista për deputet të RDK-së.
“Konstatoj se konform nenit 152, paragrafi 1, rreshti i parë i Kodit Zgjedhor, deputetit Rufi Osmani i ndërpritet mandati i deputetit në Kuvendin e RM-së. Meqë deputeti Rufi Osmani ishte zgjedhur nga lista e kandidatëve, KShZ duhet të njoftojë Kuvendin për kandidatin e kësaj liste të ciklit, duhet t’i verifikohet mandati për deputet konform nenit 153 nga Kodi Zgjedhor”, - tha Veljanovski.
Kuvendi miratoi edhe propozim-vendimin për themelimin e trupave të përhershëm të punës, propozim-vendimin për themelimin e delegacioneve dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe propozim-vendimin për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Verifikimin e Fakteve. (Shpëtim Nuredini, TVM2)