Maqedoni
Meta uron Xhaferin ftesë për vizitë zyrtare në Tiranë
07.05.2017 12:32
Kryetari i Kuvendit të Shqipëeisë, Ilir Meta ka ftuar për vizitë zyrtare në Tiranë, kreun e ri të kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi...

Në ftesën e Metës drejtuar Xhaferit, kryeparlamentari i Shqipërisë shpreh gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy parlamenteve.
“Ju përgëzoj edhe një herë për zgjedhjen dhe ju ftoj në krye të një delegacioni parlamentar për vizitë zyrtare në Tiranë. Maqedonia është një fqinj i rëndësishem edhe falë faktorit shqiptar shtetformues”, thekson Meta.
Duke vene ne dukje forcimin e mëtejshëm te marrëdhënieve ndërparlamentare, Meta shprehet: “dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetaret e Maqedonisë” dhe se “bashkëpunimi ynë do të avancojë perspektivën evropiane të saj”, thuhet ne mesazhin drejtuar kryetarit të kuvendit të Maqedonisë.
