Botë

Francë, zgjedhjet presidenciale

07.05.2017 12:58

47 miljon votues francez sot do të zgjhedhin presidentin e ri, në balotazhin ku garojnë, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen....

Qendrat e votimit janë hapur në mbarë Francën që prej orës 8 të mëngjesit, nën mbikëqyrjen e rreptë të rreth 50 mijë forcave të sigurisë, për të parandluar ndonjë sulm eventual terrorist.
 
Fushata u mbyll me një sulm kibernetik dhe vjedhjen e dokumenteve të fushatës së kandidatit të qëndrës, Macron, mesnatën e së premtes. Agjencia qeveritare Kibernetike ka nisur hetimet mbi këtë sulm, ndërsa ekipi i Macronit ka thënë se synonte të destabilizonte votimin.
 
Nga këto zgjedhje mvaret edhe fati i Bashkimit Europian pasi kandidatja e ekstremit të majt Le Pen, angazhohet për daljen e Francës nga blloku dhe nga tregu i monedhës së përbashkët, derisa Macron angazhohet që Franca të vijojë në rrugën proeuropiane dhe forcimin e Bashkimit Europian.
 
Një “Frexit” i mundshëm do të ishte shumë më katastrofik sesa largimi i Britanisë, duke qenë se Franca është ekonomia e dytë më e madhe që përdor monedhën Euro. Vendi është gjithashtu shtyllë qëndrore e BE-së dhe misionit të saj për ruajtjen e paqes së paluftës përmes tregtisë dhe kufijve të hapur.
 
Votimi për presidencialet franceze ka nisur që të shtunën në territoret përtej hapësirës kontinentale europiane të Francës, nga Saint-Pierre-et-Miquelon, një arkipelag pranë Neëfoundland, deri në Guinenë franceze dhe Ëest Indies.
 
Qytetarë francezë kanë dalë të votojnë edhe në provincën kanadeze të Quebecut. Rezultatet e para priten pas ores 20 kur mbyllen kutitë e votimit.