Maqedoni
VMR-DPMNE; LSDM po zyrtarizon shqipen në tër vendin; LSDM: Tërë Maqedonia e pret qeverinë e re
07.05.2017 13:23
VMRO-DPMNE akuzon LSDM-snë se në kundërtshtim me kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë ka filluar të zbaton “Platformën e Tiranës”...

Darko Kostovski nga VMRO theksoi se LSDM vetëm për të ardhur në qeveri ka zgjedhur në mënyrë jolegjitime kryetarine Kuvendit dhe ka lejuar që flamuri shqiptar të hyjë në kabinetin e organit ligjvënës.
Nga VMRO shprehin shqetësim se me heshtjen e partisë së Zaevit rreth paralajmërive të Talat Xhaferit se seancat do ti udhëheq në gjuhën shqipe, LSDM ka pranuar që shqipja të jetë gjuhë zyrtare në teritorin e Maqedonisë.
“LSDM lejoi që flamuri shqiptar të futet në kabietin e funksionit të dytë shtetërorë. LSDM hesht rreth paralajmërive të Talat Xhaferit se do ti udhëheq seancat e Kuvendit në gjuhën shqipe. Normat janë të qarta, deputetët mund të flasin në gjuhën e tyre amtare, në qoftë se të njejtin e flasin mbi 20% e popullsisë, për shkak se ajo është e drejtë individuale. Por kur udhëhiqet seanca, ajo është një akt nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe në emër të institucionit të cilën e përfaqson, dhe për atë e vetmja gjuhë zyrtare në teritorin e Maqedonisë është maqedonishtja. Me heshtjen vërtetohet frika e qytetarëve se LSDM është marur vesh që gjuha shqipe të jetë zyrtare në gjithë teritorin e Maqedonisë, vetëm për të ardhur në qeveri, ndërsa Kuvendi I Maqedonisë të jetë parlamenti i tretë në rajon, ku seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, tha Darko Kostovski, nga VMRO-DPMNE.
Këto verpimesipas VMRO-së dëmtojnë interesat shtetërore dhe nacionale që Zaev po mundohet ti mbuloj me paralajmërime për masa populiste dhe me shkelje të Kushtetutës, siç është rizgjedhja e gjykatësve thonë nga VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM thonë se nuk do të ketë dëme ndaj përdorimit të gjuhës maqedonase dhe nuk është rrezikuar karakteri unitarë i shtetit, dhe të gjitha këto janë shpikje të Gruvskit dhe parties së tij, për ti bllokuar ndryshimet në vend, me qëllim që të shmangin përgjegjësinë për dëmtimin e qytatarëve, andaj nga LSDM kërkojnë transferim të qetë të pushtetit.
“Tërë Maqedonia e pret qeverinë e re. Qytetarët e dinë dhe e lexojnë programin e qeverisë së re reformatore, qeverisë së Maqedonisë unitare, e cila sjell jetë për të gjith, drejtësi, perspektivë euro-atlantike. Shumica parlamentare e ka marrë dhe do ta realizojë obligimin ndaj qytetarëve për formimin e qeverisë së re dhe ti realizojë reformat e nevojshme", theksojnë nga LSDM, nga e cila kërkojnë që presidenti Ivanov të veproj sipas kushtetutës dhe pas njoftimit për shumicën e re parlamentare ti ndajë mandatin liderit socialdemokrat Zaev për formimin e qeverisë së re.
ERSAN PAJAZITI
