Maqedoni

Zaev: Qeveria reformatore formohet brenda muajit

07.05.2017 15:19

Deri në fund të këtij muaji Maqedonia do të ketë qeveri të re premton lideri i LSDM-së Zoran Zaev...

Ai për Europën e Lirë thot se si kryeministër do të ketë prioritet interesin e qytetarëve, ndërsa hapat e para të qeverisë së re do të jenë heqja e testimit ekstern dhe taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lire të energjisë elektrike, miratimin e shpejtë të ligjit për mediat, masat e premtuara sociale, PSP të kryej fuksionin për çka është themelur, si dhe reformat në gjyqësi. 
 
“Menjëher duhet ti hapim proceset e pavarësisë së gjyqësorit.Ne dëshmuam se nuk ka shtet juridik në Maqedoni.Gjithçka është në konjeksion të ekgzekutivit, apo trup i pushtetit ekzekutiv dhe të fortëve të politikës në vend.Kemi premtuar shpërbërjen e gjyqësorit dhe rizgjidhjen e tyre, ku politikanët do ti largojnë duart e tyre dhe ndikimin, që të vendosen ekspert sipas praktikës më të mirë evropjane, siç është bërë në disa vende të cilat tani janë afër anëtarësimit në BE, apo tanimë janë anëtare të BE-së”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
 
Ai premton edhe zgjidhje të shpejtë me përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në hetime të rastit të ngjarjeve të Kumanovës, Monstrën, Brodecin, rastin e Nikolla Mlladenovit, atë të Martin Neshkovskit dhe disa raste të tjera. Sepse nevoja për të vërtetën dhe drejtësinë, paraqet vërtetim për atë se jemi apo nuk jemi shtet deklaroi Zaev. Ai thot se ende me partit e shumicës parlamentare nuk është marr vesh për ndarjen e resoreve, ministore, duke theksuar se ato do të ndahen edhe në bazë të zgjedhes kadrovike, pasi do të insistojë në kabinetin e tij qeveritarë të përfshirë njerëz kualitativ.
 
“Ne nuk kemi biseduar në atë temë.Kemi folur për pozicionet fillestare. Pozicionet tona ndaj premtimeve të partive shqiptre para qytetarëve dhe votuesve dhe pozicionet e tyre ndaj premtimeve tona për planin për jetë në Maqedoni. Radha është të presim mandatin. Presim të marrim mandat nga zoti Ivanov që të fillojmë bisedimet për resorët në minitri.Un e dij një gjë, më duhen njerëz kualitativ, njerëz të cilëve u besojnë qytetarët dhe të cilët janë të gatshëm të pëvjelin mëngët dhe të punojnë një mandat katërvjeçar për interesat e qytetarëve. Në përputhje me kërkesat për resorë të caktuar nga të gjitha palët që do të bisedojnë vijnë edhe emrat. Nuk mund të kërkoni një resorë dhe të mos ofroni asnjë emër serioz, njëra me tjetrën janë të lidhura” ,shtoi Zaev.
 
Sa i përket incidentit të 27 prillit në kuvend Zaev thot se pas së enjtes së përgjakshme, duhet të ndodh pajtimi politik, kombëtar, ndëretnik dhe partiak, por secili do të shkojë në gjyq dhe do të bartë përgjegjësi.
 
Zaev shpreson edhe në reformimin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa mohon zërat për takime të fshehta me Nikolla Gruevskin të cilin thot se për here të fundit e ka kontaktuar gjatë fushatës parazgjedhore përkatësisht në ditën e heshtjes zgjedhore. Ai poashtu përjashton mundësinë për marrveshjen për amnesti. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU