Maqedoni
MPB dhe prokuroria vazhdojnë hetimet për sulmin në kuvend
07.05.2017 16:17
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdonë arrestimet e dhunuesve që më 27 prill sulmuan deputetët, gazetarët dhe personelin e kuvendit...

Dje e policia ka arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë 65 vjeçarin P.A nga Shkupi. Me personin është kryer bisedë informative, në të cilën ai ka pranuar se ka sulmuar në sallën e Kuvendit ku mbahej konferenca për shtyp, deputetët Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska dhe Rexhail Ismaili.
Pas marrjes së pyetje nga policia ai është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për procedurë të mëtutjeshme. Prokuroria ka njoftuar për ngrytjen e procedurave edhe për dy persona të involvuar në këto incidente.
Për njërin nga të dyshuarit është marr parasyshë gjendja e tijë shëndetësore prandaj gjykata I ka shqiptuar masa të sigurisë, si ndalesë për largim nga vendbanimi, konfiskim të dokumenteve të udhëtimit, ndalesë për pjesmarrje në protestë dhe ndalesë pë të iu afruar persoave të sulmuar nga ai.Ndërsa të dyshuarit tjetër I është shqiptuar masë e paraburgimit shtëpiak prej 8 ditësh.
Poashtu Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se më 5 maj në bisedime zyrtare janë thirr edhe tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Deri tani disa nga të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa padi janë apraqitur për mbi 20 persona.
Në njoftimin epolicisë bëhet e ditur se Sektori për punë të brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike edhe më tej ndërmerr masa dhe aktivitete në lidhje me incidentet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe në identifikimin dhe dokumentimin edhe të persona tjerë pjesëmarrës në ngjarjet e dhunshme në Kuvend.
ERSAN PAJAZITI
