Maqedoni

Kuka: Drejtësia po relativizon incidentet në kuvend

07.05.2017 16:48

Edhe 10 dit pas dramës së 27 prillit në Kuvend, organet e drejtësisë nuk jan duke brë ate qe duhet në drejtim te venjes së krimit para drejtsis, vlerëson Juristi Bardhyl Kuka....

Dyshimin e tij ai e bazon në numrin e vogël të personave të arrestuar dhe atyre që u është shqiptuar masa e paraburgimit, por Kuka vërenë edhe tentim për ti ngarkuar ata me vepra më të buta.  
 
“Qartë verehet se organet e ndjekjes veprojn ne drejtim te relativizimit te ngjarjes dhe minimizimit te krimit ata fare nuk meren me akteret kryesor te krimit qofshin ata egzekutor te krimit apo shtytesit. Fatkeqësisht kryesoret mbeten te paprekshem jan paraburgosur rreth 10 persona ne kohzgjatje 8 dite te paraburgosurit ngarkohen per kryerje te ca veprave penale te buta si pjesmarje ne turm pengim te personit zyrtar ne kryrjen e veprimeve zyrtare per kta vepra penale edhe denimet e parapara jan te buta duke filluar nga gjoba e deri ne 3 vjet burgim qe ne hapat e para behet e qart tendenca e nje minimizimi te krimit ky esht obstruksion kjo eshte tallje me drejtesin”, tha Bardhyl Kuka, Jurist.
                                               
Por ai thot se me sistemin e drejtësisë që aktualisht ka vendi drejtësia është vështorë e arritshme.
 
“Thell jemi bindur se me kete struktur drejtoresh policie prokuror dhe gjyqtaresh qe kemi drejtesia nuk mund te fitoj teresisht ndaj keti krimit te organizuar ... Në veprimet e sulmuesve qart shof elemente te me shum veprave penale te renda duke filluar nga bashkimi kriminel terorizem etj.mbar opinioni permes ekraneve televizive drejtperdrejt pa tentime per vrasje dhe tentativ te se paku dy deputeteve zoti Sela z.Zaev si dhe plagosjen e me shum tetjereve. Per vrasje te nje personi zyrtar sic eshte deputeti, kodi penal parashef denim mbi 10 vjet burgim e deri ne denim te perjetshem”, shtoi Kuka.
 
Sipas juristit Kuka, veprimet e sulnuesve duhet kualifikuar si veprime penale kunder rendit publik si organizimi terrorist kriminal, pasi në veprimet e tyre krahas tentative per vrasje të deputetëve,  pati edhe shkaktim të ndjenjës së pasigurisë dhe frikës te qytetarët.
 
ERSAN PAJAZITI