Maqedoni

Bogovinë iu dha lamtumira e fundit Hazbi Idrizit

07.05.2017 17:53

Bogovina i dha sot lamtumirën e fundit kryetarit të komunës Hazbi Idrizi I cili u qëllua dje për vdekje nga ish I punësuari në këtë komunë Q.A, I vili më pas I mori jetën edhe vetes...

Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi në fjalimin e tij gjatë varrimit të Idrizit tha se kjo vdekje është humbje e madhe për familjen, miqt dhe politikën shqiptare.
 
“Ishte humbje e madhe vdekje yte për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu, poashtu edhe për politikën shqitare në Maqedoni. Hazbi Idrizi ishte i pari ai që e nisi projektin që mali i thatë të furnizohet nga mali sharr me ujë të pijshëm edhe pse ai e dinte se ne kemi problem me ujë të pijshëm. Hazbi amanetin tënd, do ta çojmë në vend. Humbëm një mik të vërtetë dhe ndjehemi keq do na mungojë energjia pozitive që gjithmonë ishte ajo që na jepte ai. U prefsh në paqe Hazbi. Lamtumirë. Mishira dhe shpërblimi i Zotit qofshin mbi ty”, tha Fatmir Izairi, Kryetar i Zhelinës.
 
Edhe kryetari I BNJVL-së Koce Trajanovski, tha se vdekja e Idriuzit është një humbje e madhe pasi ai ishte një njeri I madh që mendonte për njerzit e komunës, pasi në rradhë të pare I kishte interesat e banorëve të kësaj komune. Numri kaq I madh I njerëzve në varrim flet për madhështinë e tij tha Trajanovski. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU