Maqedoni

Stuhia, pëson edhe qendra e dializës në Çair

26.05.2014 17:51

Qendra për Dializë në Klinikën e Çairit është një ndër objektet e shumta të përmbytura nga shiu...

Qendra për Dializë në Klinikën e Çairit është një ndër objektet e shumta të përmbytura nga shiu i rrëmbyeshëm që kaploi një natë më parë kryeqytetin.
 
Për fat të mirë nuk janë dëmtuar aparaturat, përmbytjet vetëm kanë shkaktuar anulimin e terminit të pacientëve në dializë për dy orë më vonë.
 
Administratorja e Qendrës për Dializë, Elena Tasevska, thotë se çdo herë kur ka reshje të shiut përballen me përmbytje, sepse Qendra është e stacionuar në bodrumin e Klinikës së Çairit.
 
“Pacientët mund të kryejnë procesin e dializës, u shty termini për dy orë. Nuk ka as një dëm material, të gjitha aparaturat janë në rregull. Gjithmonë kur ka reshje të mëdha të shiut ne ballafaqohemi me përmbytje, sepse jemi të stacionuar në bodrum, por ky problem do një ose dy muaj, sepse kjo qendër do të dislokohet në një objekt të ri”, deklaroi administratorja e Qendrës për Dializë në Çair, Elena Tasevska.
 
Çerdhet, Klinikat për Fëmijë, si dhe të gjitha Institucionet tjera Publike Shëndetësore të përmbytura mbrëmë, do të dezinfektohen me 3.5 ton lëndë dezinfektuese.  Kjo është një nga masat që është sjellë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.  
 
“Nëse janë përmbytur hapësirat ku përgatitet ushqimi, Çerdhet do të mbyllen deri në momentin e dezinfektimit të plotë dhe pas marrjes së mostrave negative do të mund të lëshohen në përdorim”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
Për shkak të frikës nga përhapja e sëmundjeve pas përmbytjeve që kanë kapluar Ballkanin, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rekomandon kontrolle më rigoroze higjienike në kalimet kufitare.
 
“Shmangia e kontaktit me kafshë të sëmura apo të ngordhura, paraqitja e simptomave të sëmundjeve, si: vjellje, diarre, dhimbje në stomak, temperaturë ose simptoma të tjera, menjëherë të paraqiten te mjeku apo Institucionet e tyre Shëndetësore. Nëse kthehen në Maqedoni dhe i ndjejnë këto simptoma, menjëherë të paraqiten në mjek dhe të tregojnë se kanë qenë në rajonet e përmbytura” u shpreh Jovanka Kostovska nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
 
Kompetentet kanë vendosur që të dezinfektohen edhe pikat kufitare dhe pompat e benzinës. Ndërsa sëmundjet që mund të paraqiten pas përmbytjeve janë Verdhëza dhe ethet e Nilit Perëndimor dhe që të dyja barten nga mushkonjat. 
 
SANIJE KASAMI