Botë

Koreja e Veriut, arrestohet një shtetas Amerikan

07.05.2017 18:58

Koreja e Veriut ka njoftuar për arrestimin e një qytetar amerikan, nën dyshimin se ka kryer akte spiunimi ndaj shtetit...

Kim Hak Song është arrestuar më 6 maj. Ai punonte në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Phenjanit, ka njoftuar agjencia verikoreane, KCNA.
 
“Një institucion i rëndësishëm tani është duke kryer hetime të detajuara për krimet e kryera nga ai”, ka thënë kjo agjenci.
 
Edhe një qytetar tjetër amerikan, Kim Sang Dok, u arrestua në muajin prill, për veprime armiqësore, ka njoftuar media shtetërore e Koresë së Veriut.
 
Arrestimet e qytetarëve amerikanë vijnë në kohën e tensionimit të raporteve mes Uashingtonit he Phenjanit për shkak të programit bërthamor dhe testeve raketore të Koresë së Veriut.